Flash

Samiti/ Fjalimet, Rama e harron Kosovën, kancelari Sholtz ia kujton

Lapsi.al 16 October 2023
Samiti/ Fjalimet, Rama e harron Kosovën, kancelari Sholtz ia kujton

Në hapje të samitit të Berlinit kryeministri Rama e mori fjalën i pari si mikpritës. Ai foli më gjatë nga të gjithë dhe përmendi në një paragraf të tërë sulmin e Hamasit ndaj Izraelit: "Ndërkohë që jemi solidarë me Izraelin, përhapja e tmerrshme e urrejtjes dëshmon dhe një herë që pikëpamje të ndryshme për botën po krijojnë ndasi midis e përreth komunitetit tonë demokratik". Natyrisht ai nuk harroi as konfliktin Rusi Ukrainë: "ne jemi të bashkuar kundër veprimeve të Rusisë në Ukrainë". Por ndërsa nuk harroi të dënojë Hamasin dhe Moskën Rama nuk gjeti dot kohë të dënojë atë që në rezolutën e fundit të parlamentit shqiptar etiketohet si "sulmi terrorist i Serbisë" në Banjskë të Kosovës. Pra në një samit me fokus rajonal lideri global gjeti kohë për problemet e rruzullit, por jo për ato të vllezërve fqinjë.

Andi Bushati: “Shpërndahuni”! Festa me BE mbaroi 

Kjo diferencë u bë edhe më e madhe kur menjherë pas Ramës fjalën e mori kancelari gjerman Sholz. Natyrisht si shef i qeverisë gjermane ai përmendi ngjarjet e Izraelit dhe Ukrainës, por nuk anashkaloi ato të Kosovës. Ai i përmendi shprehimisht krizat e rajonit, ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dhe këmbënguli se ato duhet të zgjidhen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Pyetja është: Pse e shmangu Rama përmendjen e ngjarjeve në Banjskë ndryshe nga kancelari gjerman? Eshtë e vështirë të besohet se ai e ka harruar këtë temë të nxehtë. Ndoshta ai nuk ka dashur të flasë në sy të kryeministres serbe Bernabiç, ose ndoshta e ka pasur të vështirë të mbajë të njëjtin qëndrim që sanksionoi parlamenti për të treguar me gisht sulmin terrorrist të organizuar nga Beogradi.

Edi je i çmendur?/ Pritja e pazakontë e Ramës për miqtë e tij të politikës 

Nga ana e tij kryeministri Kurti e përqëndroi qëndrimin e tij tek sulmi i 24 shtatorit: “Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme.

“Procesi i Berlinit” në Tiranë/ Pazari me Ramën për “Ballkanin e Hapur” 

Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, ka thënë Kurti, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI