Flash

Ministri i Jashtëm britanik në Tiranë: Të përkushtuar për të punuar me Ballkanin Perëndimor

Lapsi.al 16 October 2023
Ministri i Jashtëm britanik në Tiranë: Të përkushtuar

Ministri i Jashtëm, Britanisë së Madhe James Cleverly merr pjesë sot në Samitin e Procesit të Berlinit, që mbahet sot në Tiranë. Mediat britanike shkruajnë se Cleverly do të kërkojë rritje të bashkëpunimit në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor për të trajtuar nxitësit e migracionit të paligjshëm.

Bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve ka bërë që kalimet në Kanal nga shtetasit shqiptarë të bien me 90% që nga nënshkrimi i Komunikatës së Përbashkët në dhjetor dhe një rritje të ndjeshme në kthimin e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri.

Pjesëmarrja e tij në Samitin vjetor të Procesit të Berlinit në Tiranë pason dislokimin e 600 trupave të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë për të forcuar misionin paqeruajtës të NATO-s në përgjigje të ngritjes së ushtrisë përgjatë kufirit Serbi-Kosovë dhe sulmeve të dhunshme kundër policisë kosovare.

Përpara vizitës së tij, Sekretari i Jashtëm James Cleverly tha:

Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të punojë me Ballkanin Perëndimor për të trajtuar bandat që shfrytëzojnë jetën për përfitime, si dhe adresimin e sfidave më të gjera të sigurisë në të gjithë rajonin.

Partneriteti ynë me Shqipërinë po bën pikërisht këtë. Nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit të zbatimit të ligjit, ne kemi ulur me 90% mbërritjet e shqiptarëve me varka të vogla në krahasim me vitin e kaluar dhe po kthejmë ata që nuk kanë të drejtë ligjore për të qëndruar në MB.

Mbretëria e Bashkuar do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm që do të qëndrojë krah për krah me rajonin për të promovuar një të ardhme të begatë dhe të qëndrueshme.

Sekretari i Jashtëm do të theksojë rolin unik të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetjen e prosperitetit dhe sigurisë së rajonit – nga rritja e qëndrueshmërisë ndaj aktivitetevete paligjshme, ndërhyrjeve dhe sulmeve kibernetike, te zhvillimi ekonomik dhe puna së bashku me partnerët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e rëndë të organizuar.

Sekretari i Jashtëm do të përdorë gjithashtu Samitin për të nxitur partnerët ndërkombëtarë që të qëndrojnë të palëkundur në solidaritetin e tyre me Izraelin dhe të drejtën e tij themelore për t’u mbrojtur kundër Hamasit.

Ndërsa në Tiranë, James Cleverly do të forcojë lidhjet e MB me Shqipërinë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI