Flash

Kryeministrja e Serbisë mohon se bojkotoi foton familjare të Samitit në Tiranë: Aty isha, ju s'më keni parë!

Lapsi.al 16 October 2023
Kryeministrja e Serbisë mohon se bojkotoi foton familjare të Samitit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka deklaruar se ishte e pranishme në foton familjare të realizuar në Tiranë në kuadër të Procesit e Berlinit.

Ama, e pyetur se nga gazetarja e të përditshmes serbe “N1” se ku ndodhej ajo në foton e publikuar nga Këshilli Evropian, Brnabiç zgjedh të mos e tregojë.

“Dua të mohoj jo dezinformatat, por gënjeshtrën e hapur se nuk jam unë në atë foto. Unë jam në foto”, tha kryeministrja serbe dhe pse në atë të publikuar në faqen e Këshillit Evropian, Brnabiç mungonte.

Më tej ajo shtoi se doli më vonë, ishte dhe qëndroi aty për 10 minuta.

“Nuk e di se çfarë doni të vërtetoni”, përsëriti Brnabiç, duke theksuar se nuk e dinte se cila është fotoja zyrtare.

“Ata më thanë të dilja për një set fotografik dhe unë bëra. Qëndrova aty, pashë performancën, isha. Askush nuk ka asnjë problem me këtë, përveç jush”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI