Flash

Hapja e kolegjit në Tiranë, Presidentja e KE: Në mënyrë simbolike do ta shoqërojë Shqipërinë drejt BE

Lapsi.al 16 October 2023
Hapja e kolegjit në Tiranë, Presidentja e KE: Në mënyrë

Sot në Tiranë u përurua hapja e Kolegjit Evropian, ku morën pjesë liderët e BE. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh se në mënyrë simbolike kjo do ta shoqërojë Shqipërinë drejt BE.

“Kryeministri Rama tha pse të mos ketë kolegji i Evropës degën në Tiranë. Që nga ai moment unë thashë çfarë ideje fantastike, Na u deshën 9 muaj për të ardhur deri ketu. Faleminderit Federicka.

Ky është një moment i veçante dhe për mua përfaqëson Evropën në momente më të mira. Në këtë kolegj të Evropës do të kemi studentë nga Shqipëria, BE, Ballkani.

Të rinjtë do të flasin për shndërrimin që ka pësuar BE, do të jenë ambasadores e ardhshëm të ndryshimeve në BE.

Kjo do të jetë dega e tretë e Kolegjit të Evropës.

Kampusi i dytë u hap në Poloni në 1990 dhe në mënyrë simbolike e shoqëruan Poloni dhe vendet e tjera drejt BE dhe jam e sigurt se e njëjta gjë do të ndodhë edhe me Shqipërinë.

Është një dhuratë madhore që Shqipëria i bën Evropës, nga Tirana i jepet Europës faleminderit sepse ju këtu po mirëprisni këtë Kolegj në një vend modern”, tha Ursula von der Leyen.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI