Flash

Macron anulon pjesëmarjen në samitin e Berlinit që mbahet në Shqipëri

Lapsi.al 15 October 2023
Macron anulon pjesëmarjen në samitin e Berlinit që mbahet në

Presidenti francez Emmanuel Macron pritej në Shqipëri të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në samitin për Ballkanin Perëndimor. Por ai e ka shtyrë vizitën e tij dhe më në fund do të mbërrijë në Tiranë vetëm pasditen e së hënës vonë, njoftojnë mediat franceze.

Emmanuel Macron do të shtyjë të hënën mbërritjen në Tiranë, si pasojë e sulmit terrorist në Arras, ku mbeti i vrarë një mësues dhe nga situata në Lindjen e Mesme, njoftoi të dielën pallati Élysée.

LEXO ME TEJ:

Arsyet pse presidenti Makron nuk do të vijë në samitin e Tiranës 

Presidenti francez pritej fillimisht në Shqipëri të hënën në mëngjes për të marrë pjesë në samitin e 9-të të Procesit të Berlinit, i cili mbledh së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve evropiane për të promovuar dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin në rajon, si dhe afrimit me Bashkimin Evropian.

“Në funksion të kontekstit kombëtar dhe ndërkombëtar”, - ai do të mbërrijë vetëm pasditen e së hënës në kryeqytetin shqiptar, kubdo te humbase te gjitja mbledhjet dhe ceremonitë. Ai do të vije në Tiranë vetëm për pjesën dypalëshe të vizitës së tij që do të zhvillohet deri të martën, sqaroi presidenca franceze. Ai do të përfaqësohet në samitin e Ballkanit nga Sekretarja e Shtetit për Evropën, Laurence Boone. Élysée ende nuk e ka specifikuar programin e saj në Francë përpara se të fluturojë për në Shqipëri.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI