Flash

Vilë në Dhërmi, apartamente dhe toka, sekuestrohen pasuritë e Erjet Strefit

Lapsi.al 14 October 2023
Vilë në Dhërmi, apartamente dhe toka, sekuestrohen pasuritë

GJKKO ka sekuestruar 6 pasuri të Erjet Strefit, i shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej vitit 2019. Bëhet fjalë për sekuestrimin e një vile në Dhërmi, apartamente, sipërfaqe toke si dhe një makinë tip BMW.

Strefi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga/Çeki, në vitin 2019, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët vepronin në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Hollandës, gjatë periudhës Qershor 2016 deri në Shtator 2016, kanë prodhuar dhe tregtuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike metamfetaminë.

Njoftimi:

Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (në lidhje me proçedimin pasuror nr.1 të vitit 2022 të regjistruar në këtë prokurori), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e dt.13.10.2023 ka vendosur konfiskimin e pasurive të shtetasit Erjet Strefi dhe personave të lidhur me të, si më poshtë:

Pasuri e paluajtshme vilë 2 katëshe në Dhërmi, në kompleksin turistik “Ionian Olea”, me sipërfaqe totale ndërtimi 151,8 m² dhe sipërfaqe totale trualli 217,16 m², në pronësi eventuale të shtetases E.S;

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 56.20 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;

Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 74.40 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;

Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe 500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje,me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.

Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe 500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë, me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.

Pasuri e luajtshme autoveturë e markës “BMW”, tipi: 3D, vitprodhimi 2012, në pronësi të shtetasit N.S.

Shtetasi shqiptar Erjet Strefi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga/Çeki, në vitin 2019, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët vepronin në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Hollandës, gjatë periudhës Qershor 2016 deri në Shtator 2016, kanë prodhuar dhe tregtuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike metamfetaminë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI