Flash

Sulmet nga Hamasi/ DASH kërkon largimin e personelit diplomatik jo të domosdoshëm nga Izraeli

Lapsi.al 14 October 2023
Sulmet nga Hamasi/ DASH kërkon largimin e personelit diplomatik jo të

Departamenti amerikan i Shtetit tha të shtunën se ka autorizuar largimin e personelit jo të domosdoshëm të ambasadës amerikane në Jeruzalem dhe degës së saj në Tel Aviv si edhe familjarëve të punonjësve "për shkak të situatës së paparashikueshme të sigurisë në Izrael".

“Grupet terroriste, individë terroristë dhe ekstremistë të tjerë të dhunshëm vazhdojnë të komplotojnë për sulme të mundshme në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

VOA ka raportuar se qeveria amerikane po inkurajon qytetarët e saj në Gaza që të shkojnë në jug në drejtim të pikëkalimit kufitar Rafah me Egjiptin, që të jenë gati për t’u larguar në rast rihapjeje të mundshme të saj.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit vuri në dukje se nëse qytetarët amerikanë mendojnë se është e sigurt ata duhet të afrohen drejt asaj pike të kufirit që të jeni gati për të kaluar pasi nëse vendkalimi hapet mund të qëndrojë i hapur për një kohë të kufizuar.

Të këshilluara

Vritet gazetari i Reuters në Liban

Një gazetar i agjencisë së lajmeve Reuters është vrarë teksa punonte në Libanin jugor, njoftoi agjencia në një deklaratë zyrtare “Ne jemi thellësisht të pikë...

20:25

Analiza e VOA-s: Gaza, e shkuara dhe e tashmja

Rreth 1200 civilë izraelitë, ndër ta gra dhe fëmijë e foshnje, u vranë nga sulmi i Hamasit në Izraelin jugor këtë fundjavë. Shumë izraelitë nuk janë gjendur end...

08:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI