Flash

Presidentja e KE nesër në Tiranë, takim me Begajn e Ramën

Lapsi.al 14 October 2023
Presidentja e KE nesër në Tiranë, takim me Begajn e Ramën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet që të mbërrijë në Tiranë të dielën e 15 tetorit. Von der Leyen do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe kryeministrin, Edi Rama, për të diskutuar mbi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pas takimit, von der Leyen dhe kryeministri Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp pas takimit të tyre, në orën 17:30.

Të hënën, presidentja von der Leyen do t'i bashkohet Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Verhelyi, për të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

Samiti do të mbledhë së bashku krerët e shteteve ose qeverive nga Ballkani Perëndimor.

Samiti do të jetë një mundësi për të diskutuar me liderët rajonalë mbi Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, aktualisht në përgatitje nga Komisioni, i cili synon të sjellë disa nga përfitimet e anëtarësimit në BE për njerëzit e Ballkanit Perëndimor tashmë, përmes integrimit në tregun e vetëm, bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe përshpejtimin e reformave themelore dhe rritjen e mbështetjes financiare.

Plani do të plotësojë mbështetjen e ofruar tashmë në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së prej 30 miliardë eurosh të nisur në vitin 2020, i cili deri më tani ka mobilizuar 16 miliardë euro në investime për projekte kryesore.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI