Flash

Ministria palestineze e Shëndetësisë: Në Gazë, 2 200 viktima dhe 8 700 të plagosur

Lapsi.al 14 October 2023
Ministria palestineze e Shëndetësisë: Në Gazë, 2 200

Të paktën 2215 njerëz janë vrarë dhe 8714 janë plagosur në Gaza, sipas ministrisë palestineze të Shëndetësisë palestineze. Në Bregun Perëndimor, 54 njerëz u vranë dhe 1100 u plagosën.

Konflikti Izrael -Palestinë

Grupi militant i Hamasit nisi një sulm masiv ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Gaza. Të paktën 1300 persona në Izrael kanë vdekur që nga nisja e luftës. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në Palestinë ka raportuar se 2215 palestinezë kanë vdekur dhe rreth 8714 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Hamasi, që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqitë e tjera botërore, udhëheq me Gazën që nga viti 2007.

Izraeli ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës dhe autoritetet kanë thënë se kjo masë nënkupton ndërprerjen e ujit, ushqimit dhe energjisë për këtë territor. Izraeli dhe Gaza deri më tani kanë zhvilluar katër luftëra, teksa palestinezët vazhdimisht kërkojnë të krijojnë një shtet të tyre me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI