Flash

Mbërrijnë në Kosovë 150 trupa rumune të KFOR

Lapsi.al 14 October 2023
Mbërrijnë në Kosovë 150 trupa rumune të KFOR

NATO-ja ka bërë të ditur se 130 trupa rumune kanë arritur në Kosovë, në kuadër të misionit të saj në Kosovë, KFOR.

Ditë më parë, KFOR-i në Kosovë është përforcuar edhe me 200 ushtarë britanikë. Aleanca veri-atlantike ka thënë më 29 shtator se do ta rrisë prezencën e saj në Kosovë, përmes KFOR-it, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës. Atëherë nuk e ka specifikuar numrin e saktë të trupave që do të dërgojë në Kosovë. Vendimi i NATO-s vjen pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës më 24 shtator.

Atë ditë, Polica e Kosovës është sulmuar në Banjskë të Zveçanit nga një grup i armatosur dhe për pasojë është vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit në Banjskë janë vrarë edhe tre sulmues. Kosova e ka fajësuar Serbinë për këtë sulm, dhe ka prezantuar prova, që sipas saj e vërtetojnë këtë pretendim, mirëpo Serbia i ka hedhur poshtë ato.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojçiçi, i cili ka hequr dorë nga të gjitha funksionet partiake. Policia ia ka konfiskuar pronat e tij në Kosovë dhe kërkon ekstradimin nga Serbia. Në Serbi ai është marrë në pyetje ditë më parë dhe është liruar brenda 24 orëve. Misioni i NATO-s në Kosovë vepron në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar sigurinë në këtë vend. Deri më tani i ka pasur rreth 4.500 ushtarë në Kosovë të kombësive të ndryshme. /REL

Të këshilluara

Merr flakë një makinë në Lezhë

Një makine përfshihet nga flaket në lagjen “Beselidhja”. Nga flaket është djegur komplet një makinë tip “Volkswagen e cila dyshohet se ka pas dhe problemin tekn...

14:26

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43