Flash

I dehur në timon dhe bën aksident, pranga 45-vjeçarit

Lapsi.al 14 October 2023
I dehur në timon dhe bën aksident, pranga 45-vjeçarit

Policia e Korçës ka arrestuar një 45-vjeçar që drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Burime zyrtare bënë me dije se nën efektin e alkoolit, shtetasi me inicialet E. M., ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me elementë të sinjalistikës rrugore, duke shkaktuar dëme materiale

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë kryqëzimit të Grabovicës, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, është përplasur me elementë të sinjalistikës rrugore, duke shkaktuar dëme materiale. Pas kryerjes së testit të alkoolit rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur”, njofton policia.

Ndërsa Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. B., 33 vjeç dhe G. Zh., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta (shishe) një 39-vjeçar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI