Flash

Helmimi i 140 personave në Malishevë, prokuroria kërkon paraburgim për pronarin e lokalit

Lapsi.al 14 October 2023
Helmimi i 140 personave në Malishevë, prokuroria kërkon

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se do të fillojnë hetimet për helmimin e 140 personave në Malishevë. Në njoftimin për mediet, thuhet se prokuroria ka paraqitur kërkesën për paraburgim ndaj të pandehurit Kujtim Shala. Dyshohet se Shala ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”. Ngjarja ka ndodhur në një restorant më 13 tetor, në Malishevë dhe dyshohet se u shkaktua si pasojë e ngrënies në një lokal të ushqimit të shpejtë.

Ndërkohë personat e helmuar janë shtruar në QKUK në Prishtinë dhe disa në spitalin e Prizrenit. Nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se lokali ku u helmuan personat është mbyllur përkohësisht.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI