Flash

Arrestohen dy gra në Tiranë, akuzohen për pengmarrje

Lapsi.al 14 October 2023
Arrestohen dy gra në Tiranë, akuzohen për pengmarrje

Policia ka arrestuar dy gra nga Kamza, të cilat në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur një 46-vjeçare, për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

I hoqën lirinë një shtetaseje dhe e kanosën atë, për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, identifikohen dhe vihen në pranga 2 autoret e dyshuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit të marrë se dy shtetase, kishin marrë forcërisht në automjetin e tyre, një 46-vjeçare, si dhe e kishin kanosur atë për motive të dobëta, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autoreve të kësaj ngjarje, dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, u identifikuan dhe u vunë në pranga 2 autoret e dyshuara, shtetaset A. Q., 40 vjeçe, banuese në Kamëz, dhe E. L., 36 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarat, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, më datë 12.10.2023, në rrugën “Egnatia”, kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe kanë kanosur një 46-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI