Flash

Theu masën e sigurisë 'arrest në shtëpi', vihet në pranga 32-vjeçari në Dibër

Lapsi.al 13 October 2023
Theu masën e sigurisë 'arrest në shtëpi', vihet

Një 32-vjeçar është vënë në pranga në Dibër pasi ka thyer masën "arrest në shtëpi". I riu, i cili jetonte në fshatin Brezhdan, është kapur nga policia jashtë banesës së tij duke thyer masën e caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër nën akuzë për vjedhje.

"M.T., 32 vjeç, banues në fshatin Brezhdan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", për veprën penale "Vjedhja. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.", thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI