Flash

Sulm kibernetik/ Bllokohet faqja e Shërbimit Informativ Shtetëror

Lapsi.al 13 October 2023
Sulm kibernetik/ Bllokohet faqja e Shërbimit Informativ Shtetëror

Një tjetër sulm kibernetik godet faqet online të institucioneve shtetërore shqiptare. Ajo që ka rënë pre e këtyre sulmeve është faqja online e Shërbimit Informativ Shtetëror. Nëse klikon në faqen shish.gov.al ajo nuk është e disponueshme. Mediat raportojnë se një situatë e tillë ka disa ditë.

Të njëjtat burime raportojnë se re e sulmit kanë rënë edhe faqet e disa institucioneve të tjera. Është e paqartë se cilët janë autorët.

Të njëjtat burime që citojnë burime nga ministria e Brendshme thanë se sulmi ka prekur vetëm faqen online dhe jo sistemet e brendshme të këtij shërbimi. Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike vitin e kaluar duke nxjerrë në publik të dhëna sensitive të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

Mes këtyre institucioneve ishte edhe Shërbimi Informativ Shtetëror. Shqipëria akuzoi Iranin për atë sulm duke ndërprerë marrëdhëniet me këtë vend.  ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Informacioni sekret i SHISH i pambrojtur nga hakerat, kërkohen para për sigurinë

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI