Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Ndeshja brenda ndeshjes/ Kokëfortësia që ndau Kurtin me Ramën në Air Albania

Lapsi.al 13 October 2023
Ndeshja brenda ndeshjes/ Kokëfortësia që ndau Kurtin me

Entuziasmi i golave të Jasir Asanit dhe Taulant Seferit kundër çekëve bashkuan shqiptarët nga e gjithë bota natën e kaluar, por jo Edi Ramën dhe Albin Kurtin. Dy kryeministrat shqiptarë mund ta kishin kursyer shfaqjen e papëlqyeshme që dhanë në stadium, teksa qëndronin të ndarë në dy katet e tribunës në Air Albania, por asnjëri, as tjetri duket se nuk e tejkaloi dot inatin e mahisur prej vitesh dhe që tashmë ka infektuar marrëdhënien personale.

[caption id="attachment_862782" align="alignnone" width="1440"]Kryeministri Rama ne Air Albania, me bashkeshorten e tij, Linden Kryeministri Rama në Air Albania, me bashkëshorten e tij, Lindën[/caption]

Në tribunën VIP, kryeministri Edi Rama kishte pranë tij bashkëshorten e tij, Lindën, vajzën e saj Rea dhe djalin e vogël, Zahon. Në krahun e tij të djathtë ishte ulur presidenti i FSHF-së, Armando Duka.

[caption id="attachment_862783" align="alignnone" width="1260"]Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, djali i Adem Jasharit, Lulëzim Jashari dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, djali i Adem Jasharit, Lulëzim Jashari dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku[/caption]

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u pa një kat më lart, në shoqërinë e djalit të heroit kombëtar Adem Jasharit, Lulzimin, të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Zveçla dhe në shoqërinë e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Të dy në distancë, larg njëri-tjetrit, atje ku nuk kishin as mundësinë e një përshëndetjeje apo shtrëngimi duarsh. Dhe kjo nuk ishte rastësi.

Disa orë para ndeshjes, Albin Kurti publikoi një foto në rrjetet sociale për të paralajmëruar se do ta ndiqte ndeshjen e kuqezinjve nga Air Albania. Pyetja, nëse e kishte njoftuar më parë Edi Ramën për mbërritjen e tij në Tiranë e zbuloi deputeti i PS, Petro Koçi. “Mendoj se Albini duhet të telefononte Ramën dhe t’i thoshte se po vinte” tha Koçi, duke ia lënë mikut nga Kosova përgjegjësinë për takimin e munguar.

Kjo nuk do të thotë se Rama nuk ishte i informuar për vizitën e Kurtit në Tiranë. Afërmendsh, ai zgjodhi të bëjë indiferentin, duke përgënjeshtruar në fakt atë që kishte thënë disa orë më parë në parlament se “Albinin e kam mik” apo se me “Albinin s’kam pasur kurrë asnjë problem personal, madje në nivelin personal e kam kënaqësi çdo bisedë me të”.

Në një gjykim të parë, mund të duket se i takonte Ramës si mikpritës në Tiranë të bënte hapin e parë për një ftesë ndaj Kurtit në tribunë.

Por këtu duhet llogaritur se disa muaj më parë, ishte Rama që shkoi pa ftuar në Kosovë dhe atje u përball me të njëjtën kokëfortësi nga Kurti. Në Korrik, kryeministri i Shqipërisë udhëtoi drejt Prishtinës për një takim me Albin Kurtin, pak pasi kishte anuluar mbledhjen e përbashkët të qeverive në Gjakovë. Dhe Kurti refuzoi ta presë në takim.

Nuk e takoj, nëse nuk do jetë mbledhje e përbashkët e qeverive që u anulua" – iu përgjigj atëherë Kurti interesit të gazetarëve që e pyesnin si do të reagonte kur Rama të vinte në Prishtinë. Dhe ashtu bëri. Rama u takua me të gjithë kryetarët e partive të Kosovës dhe me presidenten Vjosa Osmani, por jo me Albin Kurtin.

Qëllimi zyrtar i vizitës së Ramës gjatë muajit Korrik ishte një konsultim për samitin e Procesit të Berlinit që parashikohet të mbahej në 16 Tetor në Tiranë. Por burime të pakonfirmuara thanë atëherë se qëllimi i vërtetë i Ramës ishte prezantimi i propozimit të tij "sekret" për asosacionin e komunave serbe.

Pasi dështoi me vizitën në Prishtinë, Rama u kthye në Tiranë. Por më parë ia përshkroi në këtë mënyrë gazetarëve ngërçin në komunikimin me Kurtin: “Unë flas, ai dëgjon por nuk flet. Rrallë ma kthen por s’ka lidhje, është çështje komunikimi ose vazhdimisht e përsërit mesazhin e tij”.

Gjithsesi, dstanca që mbajtën dy kryeministrat në stadium, nuk kaloi pa komente natën e kaluar në rrjete sociale dhe në media. Por ndoshta komenti më i mirë, për kokëfortësinë e të dyve, ishte një banderolë që tifo-grupi "Plisat" kishin bërë gati që para ndeshjes, siç tregon foto më poshtë.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI