Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Parashikimi i motit: Intervale të gjata me kthjellime

Lapsi.al 13 October 2023
Parashikimi i motit: Intervale të gjata me kthjellime

Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në pjesën më të madhe te territorit, përjashtuar zonat malore verilindore dhe juglindore të cilat do të kenë kalime vranësirash të pakta. Parashikohet që gjatë orëve të pasdites kthjellimet të jenë mbizotëruese përgjatë vijës bregdetare.

Ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe në zonat malore do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, më të dukshme vranësirat do të jenë përgjatë kufirit lindor të Shqipërisë, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 30°C. Era do të fryjë kryesisht e lehtë por herë pas here mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim i ulët.

Kosova

Territori i Kosovës do të vijojë të jetë nën dominimin e motit të qëndrueshëm duke sjellë përgjatë gjithë 24 orëshit alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash. Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në zonat perëndimore të Kosovës. Ndërsa orët e pasdites sjellin kalime vranësirash në të gjithë territorin, ku më të fokusuara do të jenë në zonat lindore. Temperaturave të ajrit do të rriten me 2 gradë C në mëngjes por mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 26°C. Për sa i përket parametrit të erës, ajo do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në territorin e MV do të ketë mbizotërim të intervale të gjata me kthjellime të cilat më të theksuara parashikohet të jenë në zonat perëndimore dhe jugore të MV. Ndërsa pas mesdite pritet shtim gradual i vranësirave si fillim në zonat lindore dhe më pas ato do të shfaqen në të gjithë territorin, por nuk do të gjenerojnë reshje. Për sa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mbeten të pandryshueshme në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 28°C. Era do të fryjë e lehtë paradite, por deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 30 km/h nga drejtimi verior.

Europa

Kontinenti europian në pjesën më të madhe të tij pritet të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në Europën jugperëndimore dhe Europën juglindore, ndërsa alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre vijojnë me vranësira të shumta, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu, ishujt Britanike si edhe Europa lindore dominohen nga reshje shiu e dëbore në lindje të kontinentit.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI