Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Nga muaji gusht te faturat e ujit të pijshëm familjarët në Tiranë po paguajnë deri 76% më shumë

Lapsi.al 13 October 2023
Nga muaji gusht te faturat e ujit të pijshëm familjarët në

Prej muajit gusht e në vazhdim detyrimet e familjeve në Tiranë për taksën e ndërtesës janë shtrenjtuar deri 76% krahasuar me korrikun 2023. Rritja e detyrimeve erdhi pas hyrjes në fuqi në fund të muajit Korrik të vendimit të Ministrisë së Financave për shtrenjtimin e çmimeve të referencës së apartamenteve.

Taksa e ndërtesës nga familjarët paguhet nëpërmjet faturave të ujit të pijshëm. Për një familje në zonën e Freskut, detyrimi mujor për taksën e ndërtesës është rritur 41% (sipas krahasimit të faturës së ujit të paguar për muajin korrik dhe gusht 2023). Në faturën e ujit të kësaj familje vlera e taksës së ndërtesës për muajin korrik ishte 140 lekë në muaj.

Me ndryshimin e çmimeve fiskale detyrimi për taksën e ndërtesës nga muaji gusht e në vazhdim është 198 lekë në muaj.

Detyrimi vjetor që do të paguajë kjo familje për taksën e ndërtesës do të jetë në vlerën e 2,376 lekëve nga 1,680 lekë që paguante më parë (rritja 41%).

Çmimi fiskal në zonën e Dajtit (fatura referuese e familjes në zonën e Freskut përfshihet në zonë kadastrale të Dajtit) me vendimin e mëparshëm ishte 53,500 lekë për metër katror. Nga korriku i këtij viti me vendimin e ri çmimi është 75,500 lekë. Në vlerë çmimi i referencës u rrit 22,000 lekë për metër katror apo 41%.

Referencat u rritën deri në 76%

Ndryshimet e vendimit të 2018-s të botuara në fund të muajit korrik 2023 që hynë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare rritën çmimet fiskale të apartamenteve për 32 zonat kadastrale të Tiranës nga 5 deri 76%.

Ndërsa për 5 njësitë administrative, si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Pezë çmimet fiskale u shtuan nga 29 deri 60% më shumë se 2018. Për 67 bashkitë e tjera të vendit çmimet e referencës së apartamenteve mbetën të pandryshuara.

Rritja e çmimeve fiskale solli automatikisht rritje të pagesës vjetore të taksës së apartamenteve në të njëjtën vlerë, pasi taksa e ndërtesës llogaritet mbi vlerën e shtëpisë apo të dyqanit. Për të dyja kategoritë pushteti vendor e llogarit vlerën e ndërtesës (si për banim dhe për aktivitet tregtar) sipas çmimeve të referencës.

Për shtëpitë e banimit niveli i taksës është 0,05% e vlerës, ndërsa për njësitë tregtare 0,2%./ Monitor

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI