Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

Në sulmin e Hamasit u vra edhe tekniku i serialeve “Fauda” dhe “Tehran”

Lapsi.al 13 October 2023
Në sulmin e Hamasit u vra edhe tekniku i serialeve “Fauda” dhe

Lior Waitzman, një teknik audio që ka punuar në serialet “Fauda” të Netflix dhe “Teheran” të prodhuar nga “Apple TV+” ka mbetur i vrarë në sulmet e Hamasit në Izrael. Këtë e ka konfirmuar Ted Sarandos, bashkë-CEO i Netflix.

“Shumë njerëz janë ende të tronditur nga ky sulm i tmerrshëm terrorist nga Hamasi”, - tha Sarandos në fjalën e hapjes në një event të Bloomberg.

"Shumë prej nesh ka të ngjarë të ketë humbur miqtë dhe familjen. Një nga viktimat, Lior Weitzman, i cili ka punuar për serialin tonë. Ne vetëm duam të themi se zemrat tona janë me Lior, familjen e tij dhe këdo tjetër i cili ka humbur dikë në Izrael të shtunën e kaluar”, - theksoi ai.

Lior Waitzman, montatore del suono di Fauda, ucciso da Hamas

Tekniku i zërit kishte një karrierë të shkëlqyer. Ai kishte punuar në serialin e spiunazhit “Tehran” të Apple TV+ si dhe programe të tjera. Figura kryesore nga produksioni i bënë homazhe Weitzman, i cili së fundmi kishte punuar në dramën e Guy Amir dhe Hanan Savyon Bros.

“Lior ishte vetëm 32 vjeç dhe një djalë vërtet i ëmbël”, - tha bashkë-krijuesi i serialit “Teheran”, Daniel Syrkin. "Kolegu ynë ka vdekur dhe ne jemi të shkatërruar. Ishte një ditë normale dhe ai ishte jashtë me biçikletën e tij duke buzëqeshur. Ai ishte një person i mirë."

Avi Issacharof, bashkë-krijuesi i Fauda, tha se ditët e fundit kanë qenë "si një film i keq horror". Së bashku me yllin dhe bashkë-krijuesin e “Fauda”, Lior Raz, ai përdori të kaluarën e tij në Forcat Speciale izraelite për të ndihmuar në shpëtimin e familjeve të bllokuara pranë kufirit të Gazës.

“Unë e njoh Hamasin prej 30 vjetësh falë formimit tim në forcat speciale dhe si gazetar" - tha ai. "Unë flas me njerëzit e tyre. Në kohën e Kryengritjes së Dytë (Intifada, midis viteve 2000 dhe 2005 ed.), njerëzit u vranë në sulme vetëvrasëse, por mizori si kjo nuk ishin parë kurrë më parë."

Issacharof shtoi se ndihej "i neveritur" nga liderët politikë të të dyja palëve të konfliktit: "Ndjej zemërimin brenda meje, nga njëra anë ndaj Hamasit dhe nga ana tjetër ndaj qeverisë sime e cila nuk ka arritur të mbrojë popullatën. Edhe pas sulmit ne vumë re mungesën e kapaciteteve të funksioneve të kësaj qeverie” – tha ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43