Flash

Ndryshoni garderobën, si ndryshon moti këtë fundjavë

Lapsi.al 13 October 2023
Ndryshoni garderobën, si ndryshon moti këtë fundjavë

Ditët e ngrohta, me sa duket, do të marrin fund duke nisur nga java e ardhshme. Sinoptikani i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Elvi Jahaj, në një lidhje direkte me Top Channel, tha se fundjava do jetë me kushte atmosferike të qëndrueshme. Temperaturat do shkojnë deri në 29 gradë, ndërsa nga e hëna fillon shiu dhe temperaturat do ulen deri në 3-4 gradë.

“Sa i përket fundjavës që kemi përpara, vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, ndërsa moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Temperaturat në mëngjes në këtë fundjavë do të mbeten përsëri të freskëta, me vlera 9-15 gradë, ndërsa në mesditë ato do të mbeten relativisht të larta me vlera 26-29 gradë celsius. Duke filluar nga java e ardhshme, nga dita e hënë, e martë dhe më tutje, mbi vendin tonë pritet depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet kryesisht i vranët, por edhe me intervale të shkurtra kthjellimesh. Vranësirat, kryesisht për ditën e hënë dhe ditën e martë do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Por hera-herës dhe kryesisht për ditën e martë, vranësirat dhe reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të larta. Sa u përket temperaturave për javën që presim, në vlerat minimale pritet të mbeten në të njëjtat vlera pra 9-16 gradë celsius, ndërsa në mesditë pritet një rënie e tyre deri në 3-4 gradë”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI