Flash

Lufta në Izrael, Britania dërgon në Mesdhe dy anije të flotës mbretërore

Lapsi.al 13 October 2023
Lufta në Izrael, Britania dërgon në Mesdhe dy anije të

Britania e Madhe do t’i dërgojë dy anije të marinës mbretërore dhe avionë vëzhgimi në Mesdheun lindor në planin për ta “forcuar sigurinë”, gjashtë ditë pas nisjes së luftimeve në Lindjen e Mesme, që nga sulmi i papritur ndaj Izraelit nga Hamasi.

Avionët do të fillojnë patrullimet të premten për të “gjurmuar kërcënimet ndaj stabilitetit rajonal, siç është transferimi i armëve për grupet terroriste”.

Gjithashtu do të dërgohen tre helikopterë Merlin dhe forca për operacione speciale e Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria britanike po organizon gjithashtu fluturime për shtetasit britanikë të bllokuar në Izrael. Avioni i parë pritej të nisej nga Tel Avivi të enjten, por që nga mëngjesi i së premtes ai ende nuk ishte nisur.

Duke folur në Suedi të premten, kryeministri Rishi Sunak ka thënë se Mbretëria e Bashkuar po monitoronte nga afër situatën në Izrael, duke shtuar se janë të shqetësuar për civilët dhe çështjet humanitare.

Kryeministri ka thënë po ashtu se asetet e Marinës Mbretërore do të zhvendosen në Mesdhe gjatë javës së ardhshme, në mënyrë që të “sigurojnë mbështetje humanitare sipas nevojës”.

Të enjten, ai ka folur me kryeministrin e Izraelit për të riafirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Izraelin pas sulmit të Hamasit.

Të këshilluara

Analiza e VOA-s: Gaza, e shkuara dhe e tashmja

Rreth 1200 civilë izraelitë, ndër ta gra dhe fëmijë e foshnje, u vranë nga sulmi i Hamasit në Izraelin jugor këtë fundjavë. Shumë izraelitë nuk janë gjendur end...

08:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI