Flash

Rama: Ne jemi shpëtimtarët e natyrës

Kryeministri Edi Rama gjate takimit ne Shkoder me socialistet tha se ata jane shpetimtaret e natyres dhe jo shkaterrimtaret, duke sjell ne vemendje moratoriumi...

19:20

HRW: Izraeli të ndalë përdorimin e fosforit të bardhë në Gazë

Lapsi.al 13 October 2023
HRW: Izraeli të ndalë përdorimin e fosforit të bardhë

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalë përdorimin e municioneve në Rripin e Gazës që kanë fosfor të bardhë. Kjo organizatë tha se ka verifikuar një video dhe dëshmitë e dëshmitarëve okularë për përdorimin e këtyre armëve “pa dallim” në zonat me popullsi të dendur.

Fosfori i bardhë merr flakë spontanisht kur bie në kontakt me oksigjenin dhe lëshon tym toksik, duke gjeneruar temperatura deri në 815 gradë Celsius. Për shkak se ai vazhdon të digjet derisa të përdoret i gjithë materiali ndezës, ekspozimi ndaj fosforit të bardhë mund të shkaktojë aftësi të përhershme të kufizuara te viktimat apo edhe dhimbje kronike.

“[Fosfori i bardhë] përdoret në një mënyrë që nuk bën dallimin midis popullatës civile dhe caqeve ushtarake... veçmas kur bëhet fjalë për zonat me popullsi të dendur”, tha Yasmine Ahmed, drejtoresha britanike e HRW. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë mohuar se përdorin fosfor të bardhë në Gazë. Izraeli u ka bërë thirrje banorëve në Rripin e Gazës që të evakuohen “në jug”, në mes të paralajmërimeve për një sulm të mundshëm tokësor.

Më 7 tetor, Izraeli u përball me sulmin më të madh të kryer viteve të fundit nga militantët palestinezë të Hamasit, të cilët sulmuan këtë shtet nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u përgjigj me bombardime në Gazë – shtëpi e 2.2 milionë palestinezëve. Për shkak të dhunës, mijëra persona janë vrarë në Izrael dhe Gazë. /REL

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43