Flash

Estrada pas fitores/ FSHF falënderon në mënyrë të veçantë Taulant Ballën

Lapsi.al 13 October 2023
Estrada pas fitores/ FSHF falënderon në mënyrë të

Çdo sukses i Kombëtares së futbollit ka edhe anën tjetër qesharake të sjelljes së politikës dhe institucioneve tona. Nëse deri më tani shquhet Edi Rama si përdoruesi më i paskrupullt i suksesit të përfaqësueses sonë për axhendën e tij politike dhe lartësimin e vetes si një narcist par excellence, së fundi dalldia e falenderimeve patetike duket se ka përfshirë edhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Kjo e fundit ka publikuar një deklaratë enkas për të falenderuar ministrin e Brendshëm, Taulant Balla dhe Policinë e Shtetit, që thjesht përmbushën detyrën e tyre funksionale.

Pra, sipas FSHF duhet t'ja dimë shumë për nder "ministrit reformator" të Edi Ramës që bëri zap stadiumin dhe tifozerinë. Tani presim të dalë Taulant Balla me deklaratë dhe në emër të Ministrisë së Brendshme të falenderojë FSHF-në për fitoren e Kombëtares.

Në këtë mënyrë kompletohet qesharakëzimi që i bëjnë këtij suksesi të përfaqësueses sonë. Lexojeni më poshtë për argëtim deklaratën e plotë të FSHF.

Ndeshja e kualifikueseve të Euro 2024, Shqipëri-Çeki ishte një festë e vërtetë për të shqiptarët që shijuan një 90-minutësh fantastik, jo vetëm në fushën e lojës me atë fitore të madhe 3-0, edhe jashtë fushe.

Pas masave të marra nga FSHF, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe të gjitha institucioneve të përfshira në organizimin e kësaj ndeshjeje, çdo gjë shkoi mirë dhe nuk u regjistruan incidente.

Federata Shqiptare e Futbollit falënderon veçanërisht Ministrin e Brendshëm, z. Taulant Balla dhe Policinë e Shtetit për punën e tyre të shkëlqyer dhe masat e marra para, gjatë dhe pas ndeshjes Shqipëri-Çeki.

Përmes një koordinimi të vazhdueshëm e një bashkëpunimi të ngushtë në javët e fundit mes palëve, u bë e mundur që të mos përsëriteshin problematikat e ndeshjeve të kaluara dhe të eliminohen incidentet, që mund të penalizonin Kombëtaren.

Kjo eksperiencë pozitive do të jetë mjaft e vlefshme në të ardhmen që përmes një koordinimi të tillë të mund të kemi organizim ndeshjesh model.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI