Flash

Dy senatorë amerikanë takohen sot me Osmanin dhe Kurtin

Lapsi.al 13 October 2023
Dy senatorë amerikanë takohen sot me Osmanin dhe Kurtin

Dy senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Peter Welch  do të takohen sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani do t’i presë dy senatorët nga ora 9:15. Ndërkaq, në ora 10:00, Shaheen dhe Welch do të takohen me kryeministrin Kurti. Është bërë e ditur se në të dy rastet do të ketë deklarim për media. Vizitën e senatorëve amerikanë në Kosovë e njoftoi vetë Shaheen në një postim në platformën "X” .

“Senatori Peter Welch dhe unë jemi në Ballkanin Perëndimor për të siguruar aleatët tanë se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështet aspiratat demokratike të kombeve të tyre. Pres me padurim që të kem biseda thelbësore me drejtues dhe zyrtarë lokalë gjatë gjithë vizitës”, shkruan Shaheen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI