Flash

Akuza për korrupsion zgjedhor, SPAK dërgon për gjykim dy persona

Lapsi.al 13 October 2023
Akuza për korrupsion zgjedhor, SPAK dërgon për gjykim dy persona

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen e dy personave në akuzën për shitblerje votash lidhur me zgjedhjet e vitit 2021. Kristo Çollaku dhe Gjergji Butka akuzohen për korrupsion në zgjedhje.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 154 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit Kristo Çollaku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i K. Penal dhe të pandehurit Gjergji Butka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b i K. Penal

Ky procedim penal është regjistruar më datë 10.07.2023, pas shpalljes së moskompetencës lëndore dhe dërgimit të akteve nga ana e Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshmë, Elbasan.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar e provuar që i pandehuri Kristo Çollaku, i ka ofruar të pandehurit Gjergji Butka një shumë monetare e cila është pranuar nga ky i fundit me qëllim për të votuar një kandidat për deputet në Qarkun e Korçës në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill 2021.

Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI