Flash

Veliaj, Dumani dhe mediat e inceneratorëve, 3 pyetjet që shtron Arben Ahmetaj

Lapsi.al 12 October 2023
Veliaj, Dumani dhe mediat e inceneratorëve, 3 pyetjet që shtron Arben

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë sot reagimin e tretë lidhur me akuzën për çështjen e privatizimit të ish fabrikës së bukës. Në reagimin e gjatë të Ahmetajt spikasin veçanërisht tre elementë. Së pari ai lë të nënkuptohet se Bashkia Tiranë e drejtuar nga Erion Veliaj ka dhënë lejë ndërtimi në vitin 2018 ndërkohë që ka pasur vendim të Gjykatës së Apelit në vitin 2017.

“Si ka mundësi që është dhënë leje ndërtimi në gusht të 2018, ndërkohë që Vendimi i Gjykatës së Apelit ka dalë në Nëntor të 2017. Vendimi i Gjykatës është ligj për të gjithë dhe i zbatueshëm në vetvete. E vetmja që s’ka marrë asnjë vendim apo veprim në kundërshtim me Vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Apelit është Ministria e Ekonomisë drejtuar nga unë në atë periudhë”, shkruan Ahmetaj duke ngritur dyshime se Erion Veliaj ka shkelur ligjin.

Element tjetër që Ahmetaj e thekson është fakti që lajmet nga SPAK përpara se të zyrtarizohen nga vetë organi i akuzës, publikohen në mediat e financuara me paratë e aferës së inceneratorëve.

“Si ka mundësi që ekskluzivitetin e lajmeve të SPAK në lidhje me dosjet Ahmetaj e marrin mediat e financuara nga inceneratorët përpara se ato të ndjekin rrugën ligjore? Në cilin vend të botës, detajet e dosjes hetimore, e jo më pastaj dosjet e plota si në rastin tim dalin, në media?”, pyet Ahmetaj duke lënë të nëkuptohet se afër kujt janë pale janë sot mediat e financuara nga inceneratorët. Për këto të fundit janë publikuar një serë dokumentesh që dëshmojnë pagesat e rregullta nga bosët e biznesit kriminal të plehrave.

Ish numri dy i qeverisë së Ramës nuk lë pa përmendur një detaj tjetër, i cili u zbulua disa ditë më parë nga kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë një takimi informal me gazetarë. Dumani iu ka thënë gazetarëve “off record” se për dosjen e Arben Ahmetajt do të ketë surpriza.

“Si ka mundësi që institucioni i akuzës, SPAK, shprehet në media për supriza hetimore apo habi në lidhje vetëm me dosjet Ahmetaj? Mos vallë ky institucion është kontaminuar në damarët e vet nga strategjia e ”Deles së zezë”? Mos vallë ka tendencë apo urrejtje të pajustifikuar personale? Apo kjo është çështje karriere dhe përmbushje statistikash pa cilësi?!”, pyet Arben Ahmetaj.

Prej korrikut të këtij viti ish-zv.kryeministri është shpallur në kërkim nga SPAK për 3 akuza. Ndërkohë ditët e fundit në media është bërë publike edhe një hetim tjetër ndaj tij për cështjen e privatizimit të fabrikës së bukës në Tiranë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI