Flash

Trump: Netanyahu nuk u përgatit për sulmin e Hamasit

Lapsi.al 12 October 2023
Trump: Netanyahu nuk u përgatit për sulmin e Hamasit

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për mungesë përgatitjeje ndaj sulmit të fundjavës nga grupi militant palestinez, Hamas, si pasojë e të cilit u vranë rreth 1.200 izraelit.

Duke folur për Fox News të mërkurën, Trump, i cili i prin garës për t’u nominuar kandidat për president nga radhët e republikanëve për zgjedhjet e 2024-ës, tha se Netanyahu “është lënduar shumë keq” nga ky sulm.

"Ai nuk ishte i përgatitur. Edhe Izraeli nuk ishte përgatitur. Me Trumpin, atyre nuk do t’iu nevojitej fare të përgatiteshin”, tha Trump.

Trump i bëri këto komente në një kohë kur Izraeli ende po i mbledh trupat e të vdekurve dhe ende nuk e ka marrë veten nga sulmi befasues e njëri prej sulmeve më shkatërruese në historinë e vet.

Të hënën, Izraeli nisi bombardimet hakmarrëse në Rripin e Gazës, duke vrarë së paku 1.200 palestinezë. Një nga kundërshtarët e Trumpit në garën e republikanëve, guvernatori i Floridës Ron DeSantis, e kritikoi ish-presidentin për këto komente.

“Është absurde që dikush, aq më pak dikush që garon për president, do ta zgjidhte këtë kohë për ta sulmuar aleatin dhe mikun tonë, Izraelin”, shkroi DeSantis në rrjetet sociale.

Sipas Radio Evropa e Lirë, Trumpi dhe Netanyahu kishin marrëdhënie shumë të mira gjatë kohës së Trumpit si president, edhe pse ka pasur përçarje në raportet mes tyre që ishin të pathyeshme më parë.

Duke folur para përkrahësve në Florida të mërkurën mbrëma, Trump komentoi përsëri për përgatitjet e sigurisë nga Izraelit, duke nënvizuar “disa gjëra që shkuan keq në fundjavë. Ata duhet ta zgjidhin këtë, sepse po luftojnë ndoshta me një forcë shumë të madhe, ata mbase po luftojnë me Iranin” , shtoi Trump.

Të këshilluara

Analiza e VOA-s: Gaza, e shkuara dhe e tashmja

Rreth 1200 civilë izraelitë, ndër ta gra dhe fëmijë e foshnje, u vranë nga sulmi i Hamasit në Izraelin jugor këtë fundjavë. Shumë izraelitë nuk janë gjendur end...

08:26

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI