Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Rama paralelizon Kosovën me Palestinën: Clinton më tha Prishtina mos ta humbasë mundësinë e paqes

Lapsi.al 12 October 2023
Rama paralelizon Kosovën me Palestinën: Clinton më tha Prishtina

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend paralelizoi situatën në Kosovë, me konfliktin në Izrael-Palestinë. Rama tha se ajo që po ndodh këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore i prodhuar nga frika e lidershipit politik për të prodhuar paqen me armikun historik.

“Kosova sot po rrezikon të humbasë shansin historik që i jep plani franko gjerman, sic po humbet edhe prej mosbërjes së asociacionit besimin dhe respektin edhe të atyre që e kanë njohur si shtet të pavarur. Ndërsa duke u bërë fakt i kryer pikërisht ai asociacion që mistifikohet si ‘Kalë Troje’, do kthehet në litar në këmbët e Beogradit nëse bëhet si duhet. Serbia s’do lëvizë dot aq lirshëm, sa ka lëvizur këto kohë duke shfrytëzuar qasjen e gabuar të kosovës në procesin e dialogut.

Kur Clinton erdhi në Tiranë më tha, thuaju miqve të mi në Prishtinë të mos e humbasin shansin mbi planin franko-gjerman, tregoju si e humbi Arafat mundësinë e paqes kur e kishte mbi tavolinë. Izraelitët thanë po edhe Arafat tha po do e firmosin, nisa përgatitjet, të nesërmen Arafat mori në telefon dhe më tha nuk e firmos, i thash, tha Clinton, (citon Rama) e kupton se cfarë po bën dhe shansi që të vijë sërish është thuajse zero. Përgjigjja e tij: E di po nuk e firmos dot.

Kosova shtoi Clinton jo vetëm nuk duhet t’i zhgënjejë miqtë e ditëve më të vështira, por duhet të punojë njësh me ta që te finalizojë paqen. Punët e Palestinës shkuan keq e më keq për të finalizuar paqen, ndërsa konflikti sot po trondit botën prej disa ditësh. C’ka po ndodh këto ditë është përshkallëzimi më i tmerrshëm i një tragjedie njerëzore i prodhuar nga frika e lidershipit politik për të prodhuar paqen me armikun historik. Ky është thelbi.” tha Rama.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI