Flash

Gjithçka duhet të dini/ Video e golave, festës, dhe llogaritë e fitores që na çon drejt "Euro 2024"

Lapsi.al 12 October 2023
Gjithçka duhet të dini/ Video e golave, festës, dhe

Shqipëria triumfon 3-0 ndaj Republikës Çeke, duke e kthyer Arenën Kombëtare në një fortesë me 100% fitore. Fitorja e parë ndaj çekëve që pas ndarjes së Cekosllovakisë. Asani e Seferi (dygolësh) vendosën ndeshjen, duke përfituar edhe nga fakti që kundërshtari luajti me 10 lojtarë gjithë pjesën e dytë.

https://lapsi.al/2023/10/13/llogarite-e-ndeshjeve-sa-pike-na-duhen-per-evropian-dhe-sa-per-vendin-e-pare-ne-grup/

Asnjë ndryshim për Sylvinho, me përjashtim të Ajetit që zëvendësoi Ismajlin e dëmtuar, në krahasim me fitoren ndaj polakëve. Një pjesë e parë plot emocione në “Air Albania”, e bërë edhe më spektakolare nga goli i numrit 9 Jasir Asani në minutën e 9’.  

[video width="480" height="266" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/kjkPe.mp4"][/video]

Një goditje e mrekullueshme me të majtën nga distanca dhe Asani i dha formacionit kuqezi epërsinë. Pak para pushimit, sulmuesi i Çekisë, Chytil u përjashtua me karton të kuq në aksionin që solli golin e barazimit për Çekinë. Lojtari e kishte prekur me dorë topin që shkoi në rrjetë, duke u ndëshkuar. Çekët reaguan në minutat e fundit, pavarësisht se ishin me një lojtar më pak, duke bërë disa sulme para pushimit.

https://lapsi.al/2023/10/13/video-festa-e-kuqezinjve-pas-fitores-ndaj-cekise/

Pjesa e dytë ishte tjetër histori. Dominim total dhe Taulant Seferi shënoi golin e parë me fanellën e kombëtares në fillimin e lojës. Një assist i Asanit që u kontrollua me Var para se të vlerësohej, për pozicion jashtë loje.

[video width="880" height="492" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/LJGkq.mp4"][/video]

Seferi pastaj bëri tris në minutën e 73’, duke entuziazmuar publikun. 

[video width="880" height="492" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/mzQZo.mp4"][/video]

Kuqezinjtë mund ti kishin dhënē përmasa fitores me pokerin e Arbnor Mujës. Por ai që do kishte qenë goli i parë me fanellën e kombëtares u anulua me Var.

https://lapsi.al/2023/10/13/sylvinho-fitorja-me-cekine-hap-i-rendesishem-por-nuk-ka-mbaruar-asgje/

Një fitore që e ngjit në 13 pikē Shqipërinë në krye të grupit E, ndjekur tashmë nga Polonia me 9. Çekia e Moldavia, kundërshtari ynë i radhës kanë 8 pikë, por për matematikën Sylvinho ka nevojë edhe për një pikë. E ka dy ndeshje për ta marrë.

©Lapsi.al

https://lapsi.al/2023/10/13/euro-2024-asllani-ne-moldavi-do-te-bejme-lojen-tone/

https://lapsi.al/2023/10/12/jasir-asani-rrefen-emocionet-pas-ndeshjes-besim-i-plote-per-euro-2024-te-fokusohemi-tek-ndeshjet-e-tjera/

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI