Flash

Zjarr masiv në një aeroport në Londër/ Anulohen të gjitha fluturimet

Lapsi.al 11 October 2023
Zjarr masiv në një aeroport në Londër/ Anulohen të

Të gjitha fluturimet në Aeroportin Luton të Londrës janë pezulluar deri në mesditë pas shpërthimit të një zjarri në një parking të sapondërtuar aty. Si pasojë e flakëve pesë persona u dërguan me urgjencë në spital duke vuajtur nga thithja e tymit.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Bedfordshire deklaroi një operacion të madh për fikjen e zjarrit me 15 makina zjarrfikëse në tokë dhe tre avionë nga ajri pasi flakët u përhapën edhe në ndërtesën ngjitur.

Alarmet e automjeteve dhe shpërthime të forta u dëgjuan ndërsa makinat u dogjën një nga një, ku një dëshmitar epërshkruan shpejtësinë në të cilën flakët shpërtheu në katin e sipërm të parkingut të sapondërtuar si 'të pabesueshme'.

Ndërtesa e parkimit të makinave në Terminalin 2 të Lutonit është shembur pjesërisht, konfirmoi Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Bedfordshire, ndërsa ekuipazhet po punojnë për të vënë nën kontroll flakët.

Pasagjerët që presin të fluturojnë nga Luton janë zgjuar me lajmin se fluturimet e tyre janë anuluar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI