Flash

Shqipëria çon 6 ushtarë në Irak

Lapsi.al 11 October 2023
Shqipëria çon 6 ushtarë në Irak

Këshilli i Ministrave miratoi sot pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin e NATO-s në Irak (NMI).

Sipas vendimit, në operacionin e NATO-s në Bagdad dërgohen me mision 6 ushtarakë të Forcave të Armatosura.

Misioni i ushtarakëve është trajnimi i personelit të Kolegjit të Shtabit të Forcave të Armatosura në Bagdad, Irak, dhënia e kontributit në trajnimin e personelit në fushën e procesit të planëzimit operacional, procesin e vendimmarrjes ushtarake, trajnimin për sigurinë kibernetike, si dhe edukimin për dhënien e ndihmës së parë.

Kohëzgjatja e këtij misioni është deri në 2 vjet. Periudha e qëndrimit në mision do të jetë 15 ditë, periudhë së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për dorëzimin e detyrës dhe vonesat për transportin strategjik.

Ministria e Mbrojtjes, për personelin pjesëmarrës në këtë operacion, përballon shpenzimet për: dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 lekë në ditë, përveç pagës mujore; sigurimin e jetës; siguracion shëndetësor jashtë zonës së operacionit; mbështetje shëndetësore; shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare; transportimin e individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline; çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së misionit.

“Transportimi i personelit, që do të shërbejë në Irak, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën, për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi, lavanderia, transportimi i individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, me përjashtim të rasteve kur do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjeve dy ose shumëpalëshe, ku pala tjetër merr përsipër të përballojë këto shpenzime”, thuhet në njoftim.

Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Të këshilluara

Plagoset me thikë një i ri në Elbasan

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një 27-vjeçar dhe një 17-vjeçar janë zënë me njëri-tjetrin për motive të dobta. Gjatë sherrit 17-vj...

19:45

Izraeli me kabinet lufte

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe lideri kryesor i opozitës kanë rënë dakord për të formuar një qeveri emergjente. Udhëheqësi i opozitës Benny G...

18:07

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI