Flash

Serwer: BE dhe SHBA, shumë të buta me Serbinë pas sulmit në Banjskë

Lapsi.al 11 October 2023
Serwer: BE dhe SHBA, shumë të buta me Serbinë pas sulmit në

Eksperti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer e ka cilësuar të njëanshëm qëndrimin e BE-së për çështjen e Kosovës. Ai iu referua deklaratave të fundit të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano lidhur me sulmin terrorist serb në veri të Kosovës duke e akuzuar BE-në se është bërë kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe se dëshiron të kufizojë dislokimin e policisë në veri.

“BE-ja është bërë de facto kundërshtare e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. Ajo dëshiron të kufizojë dislokimet e policisë në përgjigje të një kërcënimi të qartë dhe aktual, si dhe të krijojë një strukturë të veçantë qeverisëse për popullatën serbe, të paktën në veri”, - ka shkruar Serwer në faqen Peacefere.net në “X”.

Më pas profesori i Universitetit amerikan “John Hopkins”, ka shkruar se SHBA-të po mbështesin BE-në, në vend që të jenë më të ashpra me Serbinë.

“Por as BE dhe as SHBA nuk kanë treguar ndonjë vullnet për të bllokuar ambiciet e Serbisë, siç tregohet nga dështimi për të reaguar ndaj tentativës së kryengritjes së Beogradit”, - ka shkruar Serwer. Profesori amerikan ka qenë mjaft aktiv me komentet e tij pas sulmit terrorist në Banjskë. ©LAPSI.al

https://twitter.com/DanielSerwer/status/1712127728382607629?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1712127728382607629%7Ctwgr%5E132ba7a045ac339deefd1acc363158898a907eb3%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fdosja.al%2Fbota%2Fmbajti-anen-e-serbise-serwer-be-ja-eshte-bere-kundershtare-e-sovranitetit-d-i331255

LEXO EDHE: Shqiptarët dhe konflikti në Gaza/ Çfarë thonë Lubonja, Blushi, Mehmeti dhe Qori

Të këshilluara

Shqipëria çon 6 ushtarë në Irak

Këshilli i Ministrave miratoi sot pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin e NATO-s në Irak (NMI). Sipas...

14:57

Plagoset me thikë një i ri në Elbasan

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një 27-vjeçar dhe një 17-vjeçar janë zënë me njëri-tjetrin për motive të dobta. Gjatë sherrit 17-vj...

19:45

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI