Flash

Mori përgjegjësinë për sulmin në Kosovë, Vuçiç: Pas hetimeve do ngrihet aktakuzë ndaj Radoiçiçit

Lapsi.al 11 October 2023
Mori përgjegjësinë për sulmin në Kosovë,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se autoritetet serbe do të ngrenë aktakuzë ndaj Millan Radoiçiçit, pasi të përfundojnë hetimet që janë duke u zhvilluar kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në veri të Kosovës.

“Prokurori po e ndjek atë për krime serioze, të cilat ai vetë i ka pranuar. Hetimi do të vazhdojë dhe më pas do të ngrihet aktakuzë. Kjo do të tregojë se prej nga kanë ardhur paratë dhe armët e paligjshme. Zbulimi i kësaj është obligimi ynë ndërkombëtar dhe kjo do të bëhet”, tha Vuçiç më 11 tetor, gjatë një vizite në një institut mjekësor në Beograd të Serbisë.

Ai shtoi se autoritetet ushtarake dhe civile po hetojnë rrethanat e ngjarjes në Banjskë dhe se publiku do të informohet për rezultatet e hetimit.

Lexo më tej: Radoiçiç në burg/ Shërbimi i fundit për shefin e tij, Vuçiç 

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve, sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë përleshjeve u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e mori Radoiçiç, i cili dha dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Kosova ka akuzuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar se ka gisht në të. Institucionet në Kosovë dhe Serbi po kryejnë hetime të ndara për këtë ngjarje.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Vuçiç konfirmoi se në Serbi më 21 tetor do të arrijnë përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Në dhjetë ditë, përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, përfaqësuesit e qeverive në Shtetet e Bashkuara, Francë, Gjermani dhe kryeministrja e Italisë, por edhe Gabriel Escobar, Emmanuel Bonn, Jens Plotner dhe Flanceso Talo do të qëndrojnë në Beograd.

Pritet që tema të takimit në Beograd të jenë harmonizimi i Serbisë me politikën e jashtme të BE-së dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, dhe zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia arritën më herët gjatë këtij viti./REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI