Flash

Del VIDEO/ Grabitësi me bluzë të kuqe e provon sërish: Mos më provoko!

Lapsi.al 11 October 2023
Del VIDEO/ Grabitësi me bluzë të kuqe e provon sërish: Mos

Autori që grabiti 300 mijë lekë të vjetra mbrëmjen e së martës në dyqanin e një kompanie celularësh në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë ka tentuar sërish të kryejë një tjetër grabitje mbrëmjen e sotme. Edhe këtë herë ai ka hyrë në dyqanin e një kompanie celularësh në zonën e Kombinatit.

Në pamjet e publikuara nga Klan News autori shfaqet me të njëjtat rroba; bluzë të kuqe, pantallona xhins dhe kapele të zezë. Në dorë mban një send në dukje pistoletë.

“Ju bëftë mirë”, - u thotë dy punonjëseve të cilat po konsumonin ushqim. Ai nxjerr nga çanta një pistoletë, që nuk dihet nëse është reale ose false, dhe u thotë punonjëseve se i duhen paratë për transplantin e mëlçisë. Por njëra prej tyre duket se nuk e beson që arma të jetë e vërtetë dhe i kërkon të dalë nga dyqani.

“Mos më provoko”, - i thotë autori. Por punonjësja sërish nuk heziton dhe e nxjerr menjëherë nga dyqani. Autori largohet pa marrë asnjë shumë monetare. Ai ende nuk është kapur nga policia. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shqipëria çon 6 ushtarë në Irak

Këshilli i Ministrave miratoi sot pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin e NATO-s në Irak (NMI). Sipas...

14:57

Plagoset me thikë një i ri në Elbasan

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një 27-vjeçar dhe një 17-vjeçar janë zënë me njëri-tjetrin për motive të dobta. Gjatë sherrit 17-vj...

19:45

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI