Flash

Biznesmeni Lul Morina në SPAK: I dhashë borxh Sajmir Tahirit!

Lapsi.al 11 October 2023
Biznesmeni Lul Morina në SPAK: I dhashë borxh Sajmir Tahirit!

Një hetim i nisur nga prokuroria e Posaçme SPAK, për verifikimin e pasurisë së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka çuar në ambientet e SPAK, biznesmenin nga Fieri, Lulzim Morina, raporton Oranews.

Mësohet se ditën e hënë ai ka dhënë shpjegime për disa transaksione bankare me vlerë mbi 100 mijë euro, transferta këto që janë kryer gjatë vitit 2016-2017 tek llogaria e Fatlinda Tahirit, bashkëshortja e ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri.

Gjatë marrjes në pyetje, burimet thanë se, Lulzim Morina, ka pranuar kryerjen e këtyre transaksioneve, duke pretenduar se shumat financiare janë dhënë në formën e borxhit.

Sipas tij, huaja është kthyer sërish mbrapsht dhe për këtë gjë ka premtuar se do i vendoste në dispozicion hetuesve të çështjes mandatet bankare.

Pas kësaj dëshmie të shkurtër, Morina është lënë i lirë të shkojë, por duke i mbajtur aparatin e telefonin (Ora News)

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI