Flash

Anadolu: 8 gazetarë të vrarë në Gaza, Izraeli po përdor armë të ndaluara

Lapsi.al 11 October 2023
Anadolu: 8 gazetarë të vrarë në Gaza, Izraeli po përdor

Të paktën 8 gazetarë u vranë dhe 2 të tjerë u zhdukën në sulmet ajrore izraelite në Gaza, të cilat filluan pas ofensivës së papritur të Hamasit në Izrael të shtunën. Lajmin e jep agjencia turke e lajmeve Anadolu. Ajo citon zyrën e mediave të Gazës që në një deklaratë tha se gazetarët e vrarë ishin Said al-Tavil, Muhammed Subh, Hisham en-Nawacihe, Ibrahim Lafi, Muhammed Cergun, Muhammed es-Salihi, Esad Shemlah dhe Selame Mime.

Dy gazetarët e tjerë Nidal al-Vahidi dhe Heysem Abdulvahid, janë shpallur të zhdukur. Në deklaratë thuhet se shtëpitë e 3 gazetarëve u shkatërruan plotësisht dhe të paktën 40 media ishin objektiv i sulmeve ajrore.

Agjencia turke e lajmeve thotë se Izraeli shënjestroi këtë të mërkurë zonën e portit perëndimor të Gazës me disa bomba me fosfor të bardhë duke shkaktuar qindra raste asfiksie. Ajo citon burimeve të saj mjekësore palestineze. Të njëjtat burime konfirmuan se sulmi çoi në asfiksi te qindra palestinezëve, një numër i konsiderueshëm i tyre u transportuan në spitale, ndërsa të tjerët kanë marrë trajtim mjekësor në vend.

Sipas burimeve, shumica e lëndimeve janë vërejtur te fëmijët dhe të moshuarit, veçanërisht tek ata me probleme të mëparshme të frymëmarrjes. Një zonë e gjerë në perëndim të Gazës thuhet se u mbulua me fosfor të bardhë, sipas korrespondentit të Anadolu.

Bombat me fosfor të bardhë janë të ndaluara ndërkombëtarisht sipas Konventës së Gjenevës të vitit 1980, e cila në mënyrë eksplicite ndalon përdorimin e tyre si armë ndezëse si kundër njerëzve, ashtu edhe ndaj mjedisit.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite kanë nisur një fushatë të vazhdueshme dhe të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi të shtunën kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit, një sulm i befasishëm i shumanshëm duke përfshirë një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit, për të cilin Hamasi tha se ishte në hakmarrje për bastisjet e Izraelit në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunën në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Në përgjigje të veprimeve të Hamasit, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës. Përgjigja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një rrethim paralizues që nga viti 2007.

Situata u përshkallëzua në Gaza pas një sulmi në më shumë fronte nga grupi palestinez Hamas. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore dhe e vendosi enklavën nën bllokadë totale. Izraeli gjithashtu ndërpreu furnizimin me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar në mënyrë të theksuar situatën tashmë të rëndë humanitare. /Anadolu Agency

Të këshilluara

Shqipëria çon 6 ushtarë në Irak

Këshilli i Ministrave miratoi sot pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin e NATO-s në Irak (NMI). Sipas...

14:57

Plagoset me thikë një i ri në Elbasan

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se një 27-vjeçar dhe një 17-vjeçar janë zënë me njëri-tjetrin për motive të dobta. Gjatë sherrit 17-vj...

19:45

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI