Flash

Akuzohet se përgatiti minën për νrasjen e Vajdin Lames, paraqitet sërish në SPAK Çervenkovski

Lapsi.al 11 October 2023
Akuzohet se përgatiti minën për νrasjen e Vajdin Lames,

Joshko Çervenkovski, për të cilin bashkëpunëtori i drejtësisë Luftar Reçi ka deklaruar se ka qenë montues i minës që i mori jetën biznesmenit Vajdin Lame e Artan Arsit, rikthehet sërish në SPAK për t'u marrë në pyetje.

Një ditë më parë ai u paraqit në seancën ndaj Emijano Shullazite e Viktor Imerit, teksa ndalimi i tij u bë në Rinas të hënën. Ai kërkohej nga Prokuroria Posaçme si dhe nga avokatët e të pandehurve për t'u pyetur në cilësinë e dëshmitarit, madje është dërguar edhe letërporosi. Të martën ai nuk u lejua të dëshmonte pasi avokatët e të pandehurit pretenduan se e kanë kërkuar të pyetet me letërporosi duke e cilësuar të dyshimtë rrethanat në të cilat u paraqit në gjykatë.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/10/WhatsApp-Video-2023-10-11-at-10.20.09-1.mp4"][/video]

 

Pas vendimit për shtyrjen e seancës, Çervenkovski ngjiti shkallët e SPAK për t'u pyetur të martën, teksa ai u rikthye sërish këtë të mërkurë në prokurori. Kjo e fundit nuk ka një koment mbi rrethanat dhe cilësinë në të cilën e ka pyetur, teksa maqedonasi u largua me një automjet me targa të vendit të tij.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI