Flash

4.7% e familjeve shqiptare kanë një kredi për shtëpi

Lapsi.al 11 October 2023
4.7% e familjeve shqiptare kanë një kredi për shtëpi

Shqiptarët kishin rreth 35,300 kredi për shtëpi pranë sektorit bankar në gjysmën e dytë të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në tre vitet e fundit numri i kredive për shtëpi është rritur me 19% ose rreth 5600 kredi më shumë.

Kjo periudhë përkon me ciklin e rritjes së fortë të tregut të pronave pas pandemisë. Kredia bankare ka qenë ndër faktorët që kanë mbështetur kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme gjatë këtyre viteve. Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rreth 40% e blerjeve në tregun e pronave financohen me kredi bankare.

Statistikat vlerësojnë se madhësia mesatare e një kredie për shtëpi në mesin e këtij viti ishte 4.4 milionë lekë. Edhe madhësia mesatare e kredisë ka ardhur në rritje, me 16% krahasuar me tre vjet më parë. Rritja e çmimeve të pronave ka ndikuar edhe në rritjen e vlerës mesatare të kredisë për blerjen e tyre.

Nga ana tjetër, masa e rritjes së kredisë mesatare është frenuar nga forcimi i Lekut në kursin e këmbimit me Euron gjatë viteve të fundit, duke pasur parasysh se një pjesë e konsiderueshme e portofolit është në monedhën europiane.

Mund të përllogaritet se afërsisht 4.7% e familjeve shqiptare kanë një kredi për shtëpi, llogaritur si raporti mes numrit të kredive për shtëpi dhe numrit të familjeve.

Sipas vlerësimit të bankave, që nga fillimi i vitit 2022 rritja e normave të interesit, zhvillimet në tregun e banesave dhe në një masë më të vogël besimi i konsumatorit kanë ndikuar në frenimin e kërkesës së kredive për blerje banese, por treguesit janë përmirësuar gjatë tremujorit të dytë të vitit 2023.

Në krahasim me periudhat e mëparshme, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit bankat kanë raportuar standarde më të lehtësuara të kërkesës për kolateral në raport me vlerën e kredisë, çka mund të ketë nxitur edhe më tej rritjen e kredisë së individëve për blerje banesash. Bankat presin që kërkesa e familjeve për kredi për blerje banesash të vijojë të mbetet e qëndrueshme edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit 2023.

Sektori bankar vazhdon të shfaqë ofertë relativisht tërheqëse në segmentin e kredive për shtëpi dhe rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në kreditë e reja nuk është reflektuar plotësisht. Kredia për shtëpi është një produkt afatgjatë dhe një kolonë e rëndësishme për ndërtimin e portofoleve të bankave, ndaj konkurrenca ngelet e lartë, me marzhe më të ulëta dhe me norma fikse interesi në vitet e para të kredive.

Sipas të dhënave nga banka e Shqipërisë, në fund të muajit gusht portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët arriti në afërsisht 176 miliardë lekë ose rreth 1.66 miliardë euro. Krahasuar me një vit më parë, vlera e portofolit të kredisë për shtëpi është rritur me 8.7%, ndërsa krahasuar me tre vjet më parë është rritur me 42.8%./MONITOR

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI