Flash

Vangjel Dule: Beleri i burgosur politik, personalisht i zotit Rama!

Lapsi.al 10 October 2023
Vangjel Dule: Beleri i burgosur politik, personalisht i zotit Rama!

Fredi Beleri kërkon në gjykatën e Durrësit leje për t'u betuar si kryetar i bashkisë së Himarës, trupi gjykues vendosi se kompetenca i përket Gjykatës së Lartë. Pas vendimit, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule tha se nuk ka asnjë ligj që e ndalon Belerin të bëjë betimin si kryebashkiak, por ai mbahet në burg si i burgosur politik i Edi Ramës.

“Ju e shikoni që topi po hidhet në shkallët e stadiumit në vend që të luhet loja juridike me norma dhe rregulla, kompetenca e moskompetencës. Të gjithë qytetarët t’i hedhin një sy Konventës Kuadër për të Drejtat e Njeriut, neni 6 pika 2, që flet për prezumimin e pafajësisë të çdo qytetari që nuk ka një dënim të formës së prerë. Një qytetar që prezumohet i pafajshëm, i cili është zgjedhur nga komuniteti I Himarës për të qenë kryetar bashkie, me çfarë ligji pengohet që të shoqërohet për të marrë detyrën duke nisur nga kryerja e betimit. Nuk ka asnjë ligj që nuk e lejon të betohet dhe të marrë detyrën përveç arbitraritetit. Ëhstë një çështje kryekëput politike dhe Beleri vijon të mbetet një i burgosur politik, personalisht i zotit Rama”, tha Dule.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI