Flash

Tiranë/ Përvetësoi para duke mashtruar biznesmenë, arrestohet 54-vjeçari

Lapsi.al 10 October 2023
Tiranë/ Përvetësoi para duke mashtruar biznesmenë,

Një 54-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Mandati”. Nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente të dyshuara të falsifikuara, ky shtetas ka përvetësuar shuma parash nga biznesmenë të ndryshëm.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar "Mandati". Përvetësoi shuma të ndryshme parash, nëpërmjet mashtrimit, me dokumente të dyshuara të falsikuara, vihet në pranga 54-vjeçari. Sekuestrohen dokumente (mandate) të ndryshme, të dyshuara të falsifikuara.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve që i kryejnë ato, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, bazuar në kallëzimet e depozituara për një shtetas që me anë të mashtrimit kishte përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga disa subjekte, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mandati”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit I. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për mashtrim. Ky shtetas, nëpërmjet mashtrimit, duke paraqitur dokumente (mandate) të dyshuara të falsifikuara, ka përvetësuar shuma të ndryshme parash, nga biznesmenë të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumente (mandate), të cilat 54-vjeçari i përdorte për skemën e mashtrimit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI