Flash

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës formojnë grup të përbashkët hetimor

Lapsi.al 10 October 2023
SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës formojnë grup të

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Altin Dumani dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj kanë nënshkruar më datë 10 Tetor, 2023 në Prishtinë, një Marrëveshje duke formuar Njësinë e Përbashkët Hetimore, të përbërë nga prokurorë të posaçëm të të dyja prokurorive përkatëse.

Qëllimi i nënshkrimit të kësaj Marrëveshje mes dy krerëve të institucioneve të ndjekjes parashikon bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të veprimeve të të dyja prokurorive në fusha të rëndësishme të luftës kundër krimit.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Dumani dhe Kryeprokurori i PSRK-së, Isufaj e kanë vlerësuar të rëndësishëm nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje duke theksuar se ky është një hap drejt përmirësimit të sigurisë dhe sundimit të ligjit në dy shtetet përkatëse, si dhe drejt ndërtimit të një partneriteti të fortë mes dy institucioneve të drejtësisë. Nënshkruesit e Marrëveshjes, u zotuan për bashkëpunim të ngushtë në luftimin e të gjitha formave të krimit që prekin interesat ekonomike, financiare dhe shoqërore të të dyjave vendeve.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI