Flash

Samiti i Berlinit, 51 milionë lekë shtesë te Shërbimet Qeveritare

Lapsi.al 10 October 2023
Samiti i Berlinit, 51 milionë lekë shtesë te Shërbimet

Qeveria ka akorduar 51 milion lekë ditën e sotme për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit. Mësohet se ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit i miratuar për vitin 2023. Samiti i Berlinit do të mbahet në Shqipëri më datë 16 tetor.

VKM-ja

VENDIM Nr. 569, datë 6.10.2023 PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2023, MIRATUAR PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR PËRBALLIMIN E SHPENZIMEVE TË ORGANIZIMIT NË TIRANË TË SAMITIT TË PROCESIT TË BERLINIT, DATË 16 TETOR 2023 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr. 84/2022, “Për buxhetin e vitit 2023”, mepropozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave.

VENDOSI:

1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2023, i shtohet fondi prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve të organizimit në Tiranë të Samitit të Procesit të Berlinit, datë 16 tetor 2023.

2. Efekti financiar, prej 51 000 000 (pesëdhjetë e një milionë) lekësh, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2023.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI