Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Millanoviç: Serbia duhet të japë përgjigje për sulmin në Banjskë

Lapsi.al 10 October 2023
Millanoviç: Serbia duhet të japë përgjigje për sulmin

Serbia duhet të japë përgjigje sa i përket sulmit ndaj policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Këtu tha presidenti kroat, Zoran Millanoviç, gjatë një konference për media me homologen e tij kosovare, Vjosa Osmani, në Zagreb, duke sugjeruar se sulmi nuk ka mundur të ndodhë pa dijeninë e Beogradit.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Serbia duhet të na japë përgjigje për disa gjëra të dukshme që nuk mund t’i shpëtojnë vëmendjes as të një fëmije të vogël”, tha Millanoviç, duke iu referuar sulmit në Banjskë.

Në Banjskë, një grup i armatosur i serbëve sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Më pas sulmuesit u strehuan në manastirin në këtë fshat, prej ku vazhduan përleshjet me policinë. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Beogradi ka mohuar çdo përfshirje.

Millan Radoiçiq – ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradi zyrtar – ka pranuar se ka organizuar dhe udhëhequr sulmin në Banjskë, që autoritetet në Kosovë e cilësojnë si sulm terrorist.

Sulmi është dënuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Kush ishin ata? Nga erdhën? Kush i financoi? Këto janë gjëra që i kemi parë në histori dhe nuk duam t’i shohim më. Dikush qëndron pas sulmit dhe ne duhet ta dimë këtë”, tha Millanoviç.

Presidenti korat tha se “një ngjarje e tillë në të ardhmen, në një shkallë tjetër, nuk duhet të lejohet që të ndodhë”. Ai tha se për pyetjet lidhur me këtë sulm duhet të përgjigjet Serbia.

Ndërkaq, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përsëriti qëndrimin se për shkak të sulmit në Banjskë, Serbia duhet të sanksionet në mënyrë që, sipas saj, sulme të tilla të mos të ndodhin në të ardhmen.

Ajo tha se synimi i Serbisë është aneksimi i pjesës veriore të Kosovës, që banohet me shumicë serbe.

Por, Millanoviç është kundër sanksioneve sepse ai beson se ato janë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, nëse nuk miratohen nga Kombet e Bashkuara. Po ashtu, presidenti kroat ka argumentuar se nëse sanksionet nuk miratohen nga OKB-ja, do të ishin joefektive./REL

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43