Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Me një sy dhe në karrige me rrota/ Kush është “koka” e Hamasit që ideoi sulmin ndaj Izraelit

Lapsi.al 10 October 2023
Me një sy dhe në karrige me rrota/ Kush është

Ka shumë teori për sulmin e përgjakshëm të Hamasit ndaj Izraelit. Shumë prej komenteve kanë idenë e një plani kompleks, të ideuar prej kohësh dhe mbi të gjitha, duke shmangur inteligjencën izraelite e cila deri më tani dukej e aftë për të eliminuar çdo kërcënim. Ajo që "Financial Times" zbulon është se organizatori i inkursioneve të armatosura nga Rripi i Gazës me njerëz të armatosur në bordin e kamionëve dhe avionë është Mohammed Deif, një strateg i Hamasit.

Ai u ka shpëtuar dhjetëra përpjekjeve të Izraelit për ta eliminuar. Në njërën prej tyre, në vitin 2014, një raketë izraelite rrafshoi shtëpinë e tij, duke vrarë gruan e tij Widad, djalin e tyre 7-muajsh dhe vajzën e tij 3-vjeçare. Ai është komandanti i krahut të armatosur të Hamasit, brigadave “Ezzedin al-Qassam” që lëshojnë raketa vdekjeprurëse mbi Izrael. Jeton i fshehur dhe një foto e tij nuk është publikuar që nga viti 2001. Në trupin e tij ka mjaft shenja nga sulmet e përsëritura të cilave ai u ka shpëtuar për mrekulli.

Thuhet se është i detyruar të lëvizë me karrocë, se ka humbur një sy dhe ndoshta edhe një krah. Tashmë një veteran në fushën e tij, ai mendohet se ka filluar aktivitetin që në vitin 1991 duke u bërë një simbol për fraksionin palestinez. Ai është i kërkuari “numër një” nga Tel Avivi. Pas vrasjes së Yahya Ayyash në vitin 1996 nga një bombë e instaluar në celularin e tij, ishte Deif ai që orkestroi hakmarrjen e Hamasit. Ai organizoi një seri sulmesh që gjakosën rrugët e Izraelit, duke shkaktuar vdekjen e mbi 60 personave.

Tashmë si kreu i brigadave “Ezzedin al-Qassam” bëri që zëri i tij të dëgjohet sërish kohët e fundit me një mesazh audio të shpërndarë në një stërvitje të gjerë të fraksioneve të armatosura palestineze një muaj më parë, të quajtur “Këndi i fortë nr. 4” dhe ndoshta të nënvlerësuar nga Izraeli.

“Tërheqja e forcave izraelite nga Gaza është baza mbi të cilën bazohet tërheqja izraelite nga Bregu Perëndimor, e cila nga ana e saj do të lajmërojë çlirimin e Jaffës, Haifës dhe Jeruzalemit dhe qyteteve të tjera të tokës tonë” – deklaronte ai. Fjalët e regjistruara në një mesazh audio në një vend sekret dukeshin si proklamata të zakonshme, por të dëgjuara tashmë janë gjeneza e një operacioni lufte.

Hamasi, akronim i Harakat al-Muqawama al-Islamiyya (Lëvizja e Rezistencës Islame) është një organizatë paraushtarake palestineze islamiste, sunite dhe fundamentaliste.

Ajo është e ndarë në krah ushtarak me brigadat “Ezzedin al-Qassam” të udhëhequra nga Mohammed Deif dhe një krah politik që qeveris Gazën që nga zgjedhjet e vitit 2006. Shumë vende në komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian, Kanadanë, Japoninë dhe Izraelin e konsiderojnë Hamasin një kërcënim terrorist ndërsa për Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Zelandën e Re, vetëm brigadat “Ezzedin al-Qassam” janë terroriste. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43