Flash

Manovra e Radoiçiç, heq dorë nga pronësia e kompanive në Serbi

Lapsi.al 10 October 2023
Manovra e Radoiçiç, heq dorë nga pronësia e kompanive

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiç, që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, ka hequr dorë nga pronësia e kompanive në Serbi, u tha në ueb-faqen e Agjencisë për Regjistrat e Bizneseve të Serbisë (APR).

Siç u tha në njoftim, Radoiçiçi ka transferuar 40 për qind të aksioneve të tij që kishte në pronësi te kompania Inkop, përkatësisht te partnerët e tij të biznesit, vëllezërit Zvonko dhe Zharko Vesellinoviç.

Inkop ka në pronësi disa kompani simotra që në të kaluarën kanë fituar tenderë nga buxheti i Serbisë, por edhe pasuri të tjera sa i përket pajisjeve dhe pronave të paluajtshme.

Edhe para sulmit ndaj policisë së Kosovës më 24 shkurt, që Kosova e cilëson si sulm terrorist, autoritetet në Kosovë e kanë lidhur emrin e Millan Radoiçiçit me aktivitete kriminale. Edhe Zvonko Vesellinoviç është lidhur me krime në Kosovë.

Sulmi në Banjskë nga Serbia nuk po trajtohet si akt terrorist dhe Millan Radoiçiç nuk është akuzuar për vrasjen e policit kosovar, Afrim Bunjaku, gjatë paraqitjes para Zyrës së Prokurorisë së Lartë në Beograd.

Në mesin e krimeve për të cilat ai dyshohet se ka kryer janë shkaktimi i rrezikimit të publikut dhe posedimi i paligjshëm i armëve.

Radoiçiç dhe vëllezërit Vesellinoviç janë nën sanksione të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar. Por, Serbia ka thënë se nuk e ka obligim ndërkombëtar që t’i respektojë këto masa ndëshkuese.

Ata u vendosën nën sanksione të SHBA-së në dhjetor të vitit 2021 nën dyshimet për krim të organizuar dhe korrupsion./REL

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI