Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Lajçak mbështet heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Lapsi.al 10 October 2023
Lajçak mbështet heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e bëri me dije se nuk është pro masave të vendosura kundër Kosovës. Ai tha se heqja e tyre është e mundshme dhe se i mbështet personalisht.

Por, ky qëndrim duket se nuk është i gjithë BE-së.

Lajçak e mbështet heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës, Stano: S’ka ndodhur ende deeskalimi.

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e bëri me dije se nuk është pro masave të vendosura kundër Kosovës. Ai tha se heqja e tyre është e mundshme dhe se i mbështet personalisht.

Por, ky qëndrim duket se nuk është i gjithë BE-së.

Kur Lajçak u pyet në një forum që u mbajt në Budva të Makut të Zi se çfarë do të ndryshojë, ai tha se nuk është mirë që Kosova është nën masa.

“Në rrethanat aktuale nuk është mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së. Dhe kjo është çështja që duhet të adresohet. Heqja e sanksioneve?

Kjo është njëra nga mundësitë që personalisht i mbështes”, u pyet Lajçak në një panel të Forumit 2BS, që u mbajt në Budva.

Edhe pse e mundshme sipas Lajçakut, Bashkimi Europian sot ka përsëritur qëndrimin se masat hiqen kur tensionet bien, përkundër rrethanave të reja që u krijuan nga sulmi terrorist në Banjskë.

Pa konfirmuar nëse është përgatitur ndonjë paketë masash ndaj Serbisë për sulmin në veri të Kosovës, Stano tha se Kosova duhet të zbatojë kërkesat e BE-së për t’u hequr masat.

“Në këtë fazë ne vërtet duhet të shohim, së pari hapa drejt një deeskalimi kuptimplotë; rikthimi në dialog; dhe sa i përket ngjarjeve të 24 shtatorit një hetim të plotë dhe përfundimtar”, theksoi sot Stano.

Po ashtu, ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të kthehen në tavolinën e dialogut me BE-në si lehtësuese, për të cilën tha se është ndërmjetëse e ndershme.

“Nuk ka rrugë tjetër, duhet t’i kthehemi dialogut”, tha Stano.

Kundër masave të BE-së ndaj Kosovës sot ka folur edhe presidenti i një shteti anëtar – Zoran Milanoviq i Kroacisë pasi shkeli njërën prej masave duke pritur në takim presidenten Vjosa Osmani.

Ai madje ftoi edhe shtetet e tjera anëtare që t’i shkelin këto masa dhe të takohen sa më shpesh me përfaqësuesit e Kosovës.

Derisa fajtor për këto masa bëri drejtpërdrejt Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, se i ka ndërmarrë ai me ekipin e tij dhe jo Këshilli i Ministrave.

“Masat që i ka ndërmarrë Komisioni Europian, nga zoti Borrell, i cili shpresoj që së shpejti të shkojë në pension, pra nuk janë masa të ndërmarra nga Këshilli i Ministrave, por masa të ndërmarra nga Komisioni Europian, nga Borrelli dhe ekipi i tij, të cilat ndalojnë dhe na kërcënojnë të gjithë ne të takohemi në disa nivele me përfaqësues të Kosovës në nivel të lartë”, tha sot ai.

Masat që aktualisht janë në fuqi kundër Kosovës përfshijnë suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

Masat tjera përfshirë ndaljen e programimit të fondeve për Kosovën nga IPA 2024 (Instrumentet e Para-Anëtarësimit). Propozimet e Kosovës në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga bordi më 29 dhe 30 qershor.

Komisioni Europian kishte thënë se më 28 qershor ia ka kumtuar këto masa institucioneve të Kosovës si pasojë e vlerësimit të BE-së se Kosova nuk ka ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri.

Stano në vazhdimësi ka përsëritur se masat janë të përkohshme dhe të kthyeshme.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43