Flash

FMN: Rritja ekonomike 3.0% këtë vit, 2.9% në 2024

Lapsi.al 10 October 2023
FMN: Rritja ekonomike 3.0% këtë vit, 2.9% në 2024

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi sot që rritja ekonomike globale të arrijë në 3,0% këtë vit, e njëjtë me parashikimin e tij të fundit në korrik.

Për vitin e ardhshëm, huadhënësi me bazë në Uashington e rishikoi vlerësimin e tij paksa më poshtë, nga 3,0% në 2,9%.

FMN e përshkroi ekonominë globale si “ende duke çaluar”, pavarësisht sfidave që variojnë nga inflacioni i lartë dhe politika e shtrënguar monetare, deri te lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe ngjarjet ekstreme të motit.

“Ngadalësimi është më i theksuar në botën e industrializuar sesa në vendet në zhvillim”, tha FMN teksa publikoi perspektivën e saj të fundit për ekonominë botërore.

Në vitin 2022, ndërsa pasojat shëndetësore dhe ekonomike të Covid-19 filluan të zbeheshin, ekonomia globale u rrit me 3,5%.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI