Flash

E rëndë/ Gjenden trupat e 40 foshnjave izraelite me koka të prera (VIDEO)

Lapsi.al 10 October 2023
E rëndë/ Gjenden trupat e 40 foshnjave izraelite me koka të prera
Trupat e 40 foshnjeve me koka të prera janë zbuluar në komunitetin Kibbutz të Izraelit, një prej zonave të para që u përballën me sulmin e terroristëve të Hamas. Gazetarët e huaj thonë se janë shoqëruar nga forcat ushtarake izraelite për të parë skenën tronditëse në këtë qytezë, ku janë shënuar më shumë se 100 viktima. “Korrespondentja e i24News, Nicole Zedek ka raportuar nga Kibbutz Kfar Aza, një çerek milje nga kufiri i Gazës, duke rrëfyer mizoritë që janë kryer në komunitetin e vogël, që mbetet një zonë aktive teksa ushtarët izraelitë zhvendosin trupat e pajetë dhe çmontojnë “bombat kurth” të vendosura”, raporton televizioni i njohur. "Rreth 40 foshnja u vranë në fshatin Kfar Aza, në jug të Izraelit. Ne do të shkojmë pas Hamasit. Ne do t'i gjuajmë. Ne do t'i zhdukim ata", thotë Danny Danon, ish-ambasadori izraelit në OKB. Një prej gazetareve perëndimore, Margot Haddad, theksoi se kemi të bëjmë me foshnja nën 2 vjeç dhe gjithçka i ngjan një masakre të vërtetë. Në raportime të tjera ndërkaq, është bërë me dije nga gazetarët në vendngjarje se familje të tëra janë pushkatuar masivisht në një fshat jugor. Në shtëpitë ku ngjarjet kanë ndodhur madje janë vendosur edhe kurthe prej Hamasit dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit i kanë kërkuar gazetarëve të kenë kujdes dhe të mos afrohen në asnjë mënyrë me vende të pakontrolluara nga Policia. Një akt i etiketuar jo vetëm si terrorist, por edhe si burracak dhe çnjerëzor. Në tërësi nga luftimet ndërkaq, të paktën 1 mijë persona kanë mbetur të vrarë në Izrael, thotë Ministria e Shëndetësisë e Izraelit. 2 mijë e 806 izraelitë u plagosën dhe u dërguan në spitale të ndryshme që nga sulmi i papritur i Hamasit të shtunën në mëngjes, zbulojnë zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë. Të paktën 830 palestinezë janë vrarë dhe 4 mijë e 250 janë plagosur në sulmet ajrore izraelite, tha Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI