Flash

Durrësi i kalon çështjen e Fredi Belerit Gjykatës së Lartë

Lapsi.al 10 October 2023
Durrësi i kalon çështjen e Fredi Belerit Gjykatës së

Gjykata e Durrësit vendos t’ia dërgojë për shqyrtim kërkesën e Fredi Belerit Gjykatës së Lartë. Do të jetë kjo e fundit që do të vendosë se cila gjykatë do të shqyrtojë kërkesën e Belerit.

Kreu i zgjedhur i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri kërkoi të betohet si kryebashkiak.

Në Gjykatën e Durrësit ishte e pranishme dhe ambasadorja greke Kostantina Kamitsi.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi se gjithashtu në seancë do të jetë i pranishëm dhe kreu i PBDNJ Vangjel Dule.

Vetëm pak ditë më parë kryeministri Edi Rama priti ministrin e Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, i cili ndodhej në Tiranë në kuadër të samitit të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Pas takimit Gerapetritis, foli për mediat helene ku tha se kishte ngritur edhe çështjen e Fredi Belerit, teksa shton se ka një “devijim të vazhdueshëm nga pala shqiptare”.

“Ky refuzim i vazhdueshëm përbën një devijim të dukshëm nga shteti i së drejtës evropiane dhe sigurisht nga prezumimi i pafajësisë”, theksoi në deklaratën e tij Gerapetritis.

Beleri u arrestua dy ditë përpara zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas prokurorisë, përgjimet e realizuara tregojnë se ai ka ofruar para në këmbim të votave në favor të tij. Zoti Beleri ka hedhur poshtë akuzat dhe ka folur për një akt me sfond politik. Kërkesat e tij të herëpashershme për ndryshimin e masës së sigurisë janë refuzuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit, të cilave ai u është drejtuar sërish me të njëjtën kërkesë.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI