Flash

Çmimet/ Numri i pronave të shitura u rrit me 23% në 6-mujorin e parë

Lapsi.al 10 October 2023
Çmimet/ Numri i pronave të shitura u rrit me 23% në 6-mujorin e

Numri i transaksioneve në tregun e pasurive të paluajtshme u rrit me 23% në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të detajuara të vrojtimit “Tregu i pasurive të paluajtshme dhe indeksi i çmimit të banesave”, i Bankës së Shqipërisë, numri total i pronave të shitura në gjashtëmujorin I 2023 ishte 1150, nga 933 që ishte një gjashtëmujor më parë.

Gjithashtu, numri mesatar i pronave të shitura për subjektet që iu përgjigjën anketimit të Bankës së Shqipërisë u rrit në 6.7, nga 5 që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar.

Pyetësorit të Bankës së Shqipërisë për gjashtëmujorin e fundit iu përgjigjën 172 shoqëri ndërtimi dhe agjenci të pasurive të paluajtshme.

Koha mesatare e shitjes së banesave në rang vendi raportohet të jetë mesatarisht 10.6 muaj, duke u rritur lehtë ndaj vlerës 10 muaj në gjashtëmujorin e kaluar.

Në rastin e Tiranës koha mesatare e shitjes së banesave nuk shfaqi ndryshime të mëdha, ndërsa qytetet bregdetare dhe të tjerat kanë raportuar kohëzgjatje më të lartë se periudhën e kaluar.

Agjentët raportojnë numër të pandryshuar banesash të regjistruara në librat e tyre. Balanca neto mes atyre që raportojnë rritje të numrit të banesave të regjistruara dhe atyre që raportojnë rënie të numrit të tyre, ishte thuajse neutrale me -0.6%, ashtu si në periudhën e kaluar.

Balanca neto ishte identike edhe për pronat tregtare. Sipas Bankës së Shqipërisë, vlen të theksohet fakti se 83% e përgjigjeve kanë qenë neutrale, ndërsa ato të formës “më shumë/më pak” përbënin një pjesë të vogël të tyre.

Numri i pronave të pashitura, si për banesat, ashtu edhe për godinat tregtare, ka shënuar rënie. Balanca neto për numrin e pronave të pashitura ka vijuar të regjistrojë vlerë pozitive dhe ky fenomen ka nisur të vërehet që prej fillimit të vitit 2016. Kjo ecuri tregon se numri i pronave të pashitura ka shënuar rënie të vazhdueshme në secilin nga gjashtëmujorët e kësaj periudhe.

Mbi 60% e agjentëve kanë realizuar shitje me çmim të njëjtë ose deri në 5% më pak sesa çmimi i kërkuar, çka mund të jetë një tregues i kërkesës së lartë nga ana e blerësve. Pjesa tjetër kanë raportuar që kanë realizuar shitje me një çmim midis 5% deri në 20% më të ulët nga çmimi fillestar i kërkuar.

Sipas agjentëve, rreth 40% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej tyre janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 85% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës.

Të dhënat e vrojtimit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se tregu i pasurive të paluajtshme ngelet ende dinamik, pavarësisht ciklit të rritjes së normave të interesit që nisi vitin e kaluar.

Sipas indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë, çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës është rritur me 11.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar dhe mbetet thuajse i njëjtë në krahasim me një vit më parë.

Një ecuri e ngjashme është vërejtur edhe për kryeqytetin. Indeksi i çmimeve për shitjet në Tiranë regjistroi një ngritje prej 13.3% ndaj periudhës paraardhëse duke mbetur edhe ai në nivelin e një viti më parë.

Gjithashtu, agjentët raportojnë rritje të kërkesës për qiramarrje, si për banesa, ashtu edhe për prona tregtare dhe çmimet e qirasë kanë shënuar rritje. Aktiviteti i dhënies dhe marrjes së pronave me qira është i përqendruar në rajonin e kryeqytetit dhe veçanërisht në zonën e qendrës./MONITOR

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43